“E turpshme”/ Ministrja e Kosovës ‘sulmon’ Borrell: Asnjë fjalë kundër terroristëve…

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër në lidhje me qëndrimi ne mbajtur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të Kosovës.
Gërvalla shprehet se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve serbë. Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.
“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.