“Kosova është e përjetshme”/ Osmani reagon për tensionet: Terrositët vetëm sa na forcojnë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me përplasjet e përgjakshme që po ndodhin në veri të vendit.
Teksa ka falendëruar Policinë e Kosovës për punën që po bën në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Osmani shprehet se të gjithë janë në krah të tyre.
Pre4sidentja shton se terroristët nuk mund ta zmbrapsin Kosovën, por vetëm mund ta forcojnë vendoshmërinë.
Reagimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme!