Gjenden shëndosh e mirë dy alpinistet që u zhdukën në Alpet Shqiptare

Dy turistet e humbura në alpet shqiptare janë gjetur. ZgjohuShqiptar.info mëson se Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, të cilat rezultonin të zhdukura që prej 13 gushtit ndodhen janë gjetur shëndoshë e mirë duke zbritur në Vuthaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.
Dy vajzat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura një ditë më parë pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre që prej një jave.
Dy turistet kishin ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Ato bënë dy ditë kamping dhe u ngjitën në majën e kollatës dhe në Jezercë.
Më pas janë kthyer në Vuthaj ku dhe u gjetën sot.
Makina e tyre ishte gjetur në Plavë. Prej dtiësh, autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë.