Vrasja e policit/ Publikohen FOTOT e njërit prej sulmuesve të arrestuar nga Policia e Kosovës

Një nga personat që u arrestuan sot për sulm ndaj Policisë së Kosovës është dërguar në stacionin policore nga efektivët e policisë së Kosovës.

Mediat kanë publikuar foto edhe të shoqërimit të tij në polici. Gjithashtu, bilanci i të eliminuarve të formacionit terrorist në rrethinë dhe afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Kosovës, ka arritur në tre.

Mediat kanë raportuar se Njësia Speciale e Kosovës tashmë veçse ka depërtuar në vendndodhjen e këtyre forcave të armatosur dhe ka hyrë në Manastirin e Banjskës nga ku po operonin kjo bandë.

Raportime të tjera (ende të pakonfirmuara) thonë se tashmë njësitet speciale “e kanë marrë nën kontroll” zonën rreth Manastirit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT