Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Rama: Përulem me nderim, dha jetën në krye të detyrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur këtë mëngjesin e kësaj të hëne me një postim, në nder të policit të vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se përulemi me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Ndërkohë në Kosovë sot është shpallur ditë zie shtetërore për të nderuar policin, i cili u vra mëngjesin e djeshëm në veri të Kosovës.

Vendimin për ta shpallur sot ditë zie e bëri të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila për shkak të zhvillimeve të shumta ndërpreu edhe vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT