KOSOVA në ZI/ Përcillet në banesën e fundit efektivi që u vra gjatë sulmit, si kaloi nata në veri

kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë  përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

Flamujt e të gjithë institucioneve do të ulen në gjysmë shtizë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli ditën e sotme ditë zie dhe flamujt e të gjitha institucioneve do të ulen në gjysmështizë dhe do të kryhen nderimet e rastit.

Mbrëmjen e djeshme u ndezën qirinj dhe u kryen homazhe për policin 50 vjec nga Vushtria. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri Albin Kurti deklaroi se operacioni për kapjen e anëtarëve të grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës përgjatë gjithë ditës së djeshme do të vijojë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë edhe 3 sulmues ndërsa 6 ishin arrestuar, 2 prej tyre të plagosur. Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, teksa vendi e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT