Vuçiç takohet me ambasadorin rus: Kurti po kryen spastrim etnik brutal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, Vuçiç thekson se njoftoi ambasadorin për spastrimin që po bëhet në Kosovë, që sipas tij është organizuar nga Kurti.

“Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E njoftova Bocan-Harchenkon se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare“- njoftoi presidenti Vuçiç pasi priti ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandar Bocan-Harchenko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT