I përfshirë dhe Milan Radojiçiç/ Çfarë përmban dokumenti serb që u gjet gjatë aksionit në veri të Kosovës?

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla bëri publik ditën e sotme në një konferencë për mediat një dokument të gjetur në Manastirin e Banjskës, ku 30 personat që sulmuan policinë u fshehën.
Dokumenti ishte një leje që Policia e Kralevës i kishte dhënë kreut të Listës Serbe, Milan Rajdojiçiç për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme, në vitin 2017
Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist.
“Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiç që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiçin. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, ka thënë ai.
Radojiçiç që nga viti 2018 është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit, teksa ai është edhe në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.