FOTO/ Kush ishin dy ministrat nga Shqipëria që morën pjesë në varrimin e heroit Afrim Bunjaku

Ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani ishin të pranishëm pasdite ne sotme në Samadrexhe të Vushtrrisë, në ceremoninë mortore të heroit Afrim Bunjaku.
Përmes një reagimi në Facebook, Balla ka shprehur mirënjohjen për policin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.
“Përulje nderim për efektivin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës. Samadregj📍Vushtri, KOSOVE”, ka shkruar Balla.
Bunjaku ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi policia e Kosovës u sulmua nga 30 persona, teksa dy kolegë të tij mbetën të plagosur. Bunjaku u shpall sot “hero i kombit”, pasi dha jetën në detyrë për mbrojtjen e atdheut.