Bardhi u vra sot për hakmarrje! “Lufta” mes fiseve Gjini dhe Reçi, që deri më tani ka marrë 6 jetë

Vendi u trondit sot nga një tjetër atentat, që i mori jetën 59-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen.
59-vjeçari është vetëm viktima e fundit e një kalvari të gjatë “lufte”, të ndodhura vitet e fundit në Mirditë.
Deri më tani ngjarja dyshohet se ka në prapavijë hakmarrjen, për shkak se Bardhi kishte vetëm një muaj që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në tentativë për të vrarë Sahmir Reçin, nipi i Kastriot Reçit.
Por gjithçka ka nisur në vitin 2016, më 9 shtator, kur është vrarë Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Eleminimi i Jakut ishte porositur nga Kastriot Reçi.
Më pas, më 28 prill të 2017-s, do të vritej në Romë Gasper Reçi, ngjarje e dyshuar si hakmarrje për eleminimin e Jakut.
Pas këtij krimi, fisi Reçi vazhdoi hakmarrjen, duke eleminuar më 6 shtator nimin e Saimir Jakut, Kreshnik Gjinin. Hakmarrja e dy fiseve do të godiste sërish, teksa në 13 gusht 2019, do të vitej Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini në sy të dy fëmijëve të tij.
Viktimë e kësaj gjakmarrjeje të pamëshirshme do të ngelej më pas në 7 janar 202o, vetë Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua me snajper përpara lokalit të tij, në qendër të Rrëshenit.
9 muaj më vonë, më 15 shtator u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit mbi urën e Nisharakut në Tiranë. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Fatmirësisht, gjini mbijetoi.
Më pas më 15 dhjetor të vitit 2020, u ekzekutua Anton Keli, kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit.
Ngjarja më e fundit ishte tentativa e Martin Bardhit për të vrarë Sajmir Reçin, teksa sot mbeti viktimë Bardhi. Ndërkohë sot janë plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, ky i fundit djali xhaxhit të viktimës, Martin Bardhi.