Rama dhe Meloni të pandarë/ Pas pushimeve në jug të Shqipërisë, takim “me dyer të mbyllura” në Itali

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitëzyrtare ditën e sotme në Itali, ku është pritur me ceremoni nga homologia Giorgia Meloni.

Pas ceremonisë, dy zyrtarët e lartë po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërsa për të shoqëruar Ramën në Romë, ishin disa nga Ministrat e Qeverisë.

Më herët Rama është takuar me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisje të vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër është mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

Kujtojmë se takimi i fundit mes dy homologëve ishte gjatë vizitës jozyrtare të Melonit në vendin tonë, në gusht, kur kryeministrja italiane qëndroi në jug për disa ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT