Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, 6 vrasjet e zbardhura nga dëshmia e Artan Tafanit

Artan Tafani ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnje, teksa u arrestua pak ditë më parë nga policiasi autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga dëshmia e tij janë zbardhur 6 vrasje, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.
Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale.