Zgjedhjet në Kosovë, Veseli: Synoj të bëhem kryeministër

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është i bindur se partia që ai udhëheq do t’i fitojë sërish zgjedhjet.
Por në dallim nga herët e kaluara, postin e kryeministrit thotë se do ta mbajë për vete.
Ai premton rikthimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, ndërsa në tryezën e bisedimeve, sipas tij nuk do të jetë asnjëherë çështja e shkëmbimit të territoreve.
Ndonëse partia e tij cila ka qenë për 12 vjet në pushtet, ai thotë se në mandatin e ardhshëm do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.
Gjatë një interviste, Veseli u shpreh i rezervuar të tregojë për koalicione parazgjedhore, derisa tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Më 22 gusht mbahet seanca për shpërbërjen e Parlamentit të Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.