‘Gërdeci’/ Gjyqi ndaj Mediut, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz, ‘çunave’ të fishekëve

Familjaret e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë. Mes listës, dallohen dy emra të rëndësishëm, drejtuesit e kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz.

Ky i fundit, ish-zëvendës presidenti i kompanisë ka rrëfyer në një interviste për Report Tv rolin e Shkëlzen Berishës në negociatat që kanë bërë për çmimin e fishekëve, të cilët ishin kinezë dhe se kjo gjë u ishte mbajtur e fshehur.

Ai ka rrëfyer për Report Tv se në takimin që është mbajtur në Tiranë, mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgji, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Lista me dëshmitarë që kërkon mbrojtja e familjarëve të viktimave

  1. Spiro Zaka
  2. Shpëtim Spahiu
  3. Fiqiri Ismaili
  4. Zija Bahja
  5. Kristaq Arapi
  6. Flamur Skrapalliu
  7. Efraim Diveroli
  8. David Packouz
  9. Lavdi Shatro
  10. Fiqiret Mato
  11. Luan Duzha/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT