“Ndaloni lëvizjet e rrezikshme të Prishtinës”/ Vuçiç: Serbët e Kosovës kanë nevojë për mbrojtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, por vendosi si kush tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen në Beograd, Vuçiç i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar ato që ai i cilësoi se “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”.

Vuçiç e cilësoi situatën në Kosovë si “më të ndërlikuarën dhe më të rrezikshmen deri më tani” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit janë “treguesi më i qartë i qëllimeve të Prishtinës për të parandaluar çdo marrëveshje me Beogradin”.

Sipas presidentit serb, shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT