Avokati i familjarëve të viktimave të “Gërdecit’ kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit kërkoi që të paraqiten 12 dëshmitar mes tyre edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.
Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja që ka kërkuar Fatmir Mediu të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve./m.j