Berisha akuzon popullin: Kuksianët e shitën votën, ishte një zyrtar që…

Për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, kreu i Rithemelimit bën blerjen e votës. Sipas Sali Berishës, Taulant Balla dhe Belinda Balluku janë “marrë me shpërndarje parash për një javë rresht në qarkun e Kukësit.”

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha përmendi një takim të bërë në prill mes një zyrtari të lartë të PS-së dhe drejtorit të OSHEE-së. Sipas tij, tryeza ku u zhvillua takimi përgjohej nga SHISH.

“Në këtë përgjim, është bërë pazari, që drejtori i OSHEE, do të bëjë një tender, nga të cilat, 300 mijë euro do t’i dërgojë në Tropojë, 200 mijë në Kukës. Shtyllat do të vendoseshin në Has, dhe restoja në Durrës.”

Përgjimi i është vënë në dispozicion kryeministrit Rama sipas Berishës.

“Nuk kam të dhëna që Rama ta ketë dërguar në SPAK. E mban aty për ta mbajtur peng atë zyrtarin.”

Berisha vijoi me akuzat ndaj SPAK, i cili sipas tij ka mbyllur edhe një dosje përgjimi të kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.

Edhe në këtë përgjim, sipas kreut të Rithemelimit, po bëheshin pazare për blerje votash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT