Gjermania thirrje Serbisë: Redukto trupat në kufi me Kosovën ose…

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve
Në një postim në platformën “X”, Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Ministria e Punëve të Jashtme gjermane ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.
POSTIMI I PLOTË:
Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht.
Further escalation between #Serbia & #Kosovo must be avoided. It is important that Serbia reduces its troops at the border to Kosovo without delay. Together with our partners, we are in direct contact with the parties involved. The political process needs to continue urgently.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) September 30, 2023