“Ping pong” me Fredi Belerin! Kërkoi që të kryente betimin si kryebashkiak, GJKKO “delegon” çështjen

Gjykata e Durrësit do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për t’u lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Bëhet me dije nga burimet për media se GJKKO ia ka kaluar gjykatës së Durrësit për kompetencë shqyrtimin e kësaj kërkese e cila ka mbërritur këto ditë pranë gjykatës së Durrësit.

Seanca për shqyrtimin e saj nuk është caktuar ende dhe pritet java në vijim për caktimin e datës së saj, ndërsa shorti i ka rënë gjyqtarit Rexhep Bekteshi.

Që prej 12 majit Fredi Beleri është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Dy javë më parë çështja në ngarkim të tij kaloi për gjykim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT