“Donin të aneksonin veriun e Kosovës”/ Detaje të reja për sulmin në Banjskë: Terroristët u stërvitën në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje të reja nga sulmi terrorist i ndodhur një javë më parë në Banjskë të Zveçnit.

Sipas tij, sulmi terrorist i Serbisë kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, ndërsa shtoi se përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet  e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviç. Vuçiç është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai

Ai ka thënë se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit terrorist. Sipas tij, trajnimet janë bërë në Kopoanik, në një pronë të Milan Radojçiçit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT