“Aksion sakrifikues”/ Ky është grupi terrorist që kreu sulmin në Ankara

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka pranuar se ka kryer sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ankara të Turqisë.

Kjo parti konsiderohet grup terrorist në Turqi, Bashkimin Europian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një aksion sakrifikues u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një ekip i Brigadës sonë të Pavdekshme,” thuhet në reagimin e Partisë Kurde për agjencinë e lajmeve ANF.

Shpërthimi ndodhi jashtë Ministrisë së Brendshme turke. Autorët ishin 2 persona, të cilët mbërritën me makinë rreth orës 09:30 me orën lokale dhe ndërmorën sulmin duke plagosur dy oficerë policie.

Një prej autorëve u hodh vetë në erë përballë ndërtesës së Ministrisë, ndërsa tjetri u neutralizua nga policia.  Shpërthimi në bulevardin Ataturk ndodhi vetëm pak orë përpara seancës parlamentare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT