“Qeni që leh s’të kafshon”/ Kërcënimi i prokurorëve të SPAK, Balla: Thyem “kasafortën” e një bande kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur pas takimit në Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, ku zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret.
Balla deklaroi se prokurorët në vend janë të sigurt me angazhimi ne policisë dhe gardës, ndërsa tha se falë prokurorëve është “thyer” një bandë kriminale. Ai paralajmëroi se do ketë të tjera aksione të ngjashme.
“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre.
Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur ‘qentë që lehin, nuk të hanë’. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet.”- tha Balla.