Plani për aneksimin e veriut/ Serbia reagon pas akuzave të Kosovës: Nuk tolerojmë gënjeshtra

Serbia ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga Prishtina zyrtare, se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë kishte për qëllim ankesimi ne veriut.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç ka mohuar akuzat duke i cilësuar si gënjeshtra, ndërsa shtoi se ushtria serbe nuk i toleron.
“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë dhe sipas tij, kj ofaktohej dhe nga disa dokumetne që iu gjetën terroristëve në momentin e arrestimit të tyre.
Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik. U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë.
Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.