“Kanë ujë dhe elektricitet falas”/ Anglia në alarm: Dyqanet e braktisur po kthehen në shtëpi bari nga shqiptarët

Janë të shpeshta raportiemt e mediave angleze për zbulimin e fermave të improvizuara të kanabisit, në të cilat punojnë shpesh edhe shuëm shqiptarë që kanë mbëritur në Britaninë e Madhe ilegalisht.

Së fundmi, ekspretët britanikë kanë ngritur alarmin se rritja e numrit të godinave të braktisura po i ndihmonë grupet kriminale që të fshehin më së miri aktiviteti ne tyre brenda këtyre ndërtsave.

Sipas “Daily Mail”, në shumë rrugë kryesore ka një sërë dyqanesh që janë mbyllur për hskak të krizës së shkaktuarn ga pandemia e Covid-19 dhe pikërisht këto vende, po përdoren nga trafikantët e drogës për të ndërtuar ferma kanabisi, pasi askush nuk i kontrollon.

“Më shumë ambiente janë të disponueshme dhe të pabanuara dhe nuk kontrollohen rregullisht”- tha Ian Broughton, një konsulent për krimin e drogës dhe ish-oficer në Policinë Metropolitane.

Ai shtoi se nëse kriminelët hyjnë në një ambient të pashfrytëzuar me ‘qasje të lehtë në energji elektrike dhe furnizim me ujë’, atëherë ata kanë një vend perfekt për të krijuar një fermë kanabisi.

Sipas medias britanike, shqiptarët janë kryesisht personat që i ndërtojnë këto ferma dhe punësojnë në to emigrantë ilegalë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT