Grabitet shtëpia e ministres shqiptare/ Hajduti merr mbi 2 mijë euro, u përball me të por…

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari ka rënë pre e grabitjes, teksa disa persona kanë hyrë në banesën esaj.
Raportohet se Hajdarit i janë grabitur 2 mijë e 500 euro, e po ashtu edhe disa sende me vlerë. Lajmi është bërë publik nga autoritetet 24 orë me vonesë dhe theksohet se rasti është përcaktuar “Vjedhje e rëndë”.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se grabitësi u fut në banesën e ministres teksa ajo ishte në shtëpi dhe pasi u përball me të u zhduk bashkë me sendet që kishte vjedhur.