“Në Shqipëri ka një dorë të fshehtë…”/ Për çfarë e ka fjalën Karamuço: Më vendosin mua në pozitë të vështirë…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar ditën e sotme në “Top Story” se ekziston një dorë e fshehtë e orkestruar nga anëtarë të krimit të organizuar për të fshehur të vërtetat e përgjimeve.
‘Në Shqipëri ka një dorë të madhe të fshehtë e orkestrur nga pjesëtarë të krimit të organizuar, që kur ne flasim për përgjime që janë sensitive pë ta, ata kërkojnë të bëjnë tym.
Kur unë flas për këtë fenomen pa përmendur as emra, asnjë lloj gjëje kjo dorë e fshehtë orkestron gjithçka duke më vënë në një pozitë të vështirë edhe vetë mua, me emra konkretë, me personazhe të respektur të ekranit.’- tha Karamuço.