“Ca jetojnë në qendër, të tjerët që i ka pjellë lopa në fund të botës”/ Rama i prerë me ndërtuesit

Debati mes kryeminsitrit Edi Rama dhe ndërtuesve ka vazhduar ditën e sotme, në diksutimin për formën e re të administrimit.
Rama u shpreh se ndërtyesin do duhet që ta japin 3% të ndërtesës së tyre për të pastrehët, por në zonën ku parashikojën të ndërtojnë, e jo aty ku duan ata.
“Mos i hyni kësaj. Janë mbledhur 100 mln në Tiranë, nga i nxirrni këto llogari. Mos i hyni më kësaj janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni.
Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe. Thashë se do të thonit pse nuk na e merrni 3% tek Blloku por na e kërkoni tek Astiri. Ju thoni, fare. Kjo nuk diskutohet. Jemi për procedurat këtu jo për taksat” tha Rama.