Kokaina me vlerë 430 mln sterlina/ Irlanda përgatitet për “kasaphanë”: Shqiptarët në luftë me kolumbianët

Një mega-operacion nga autoritetet irlandeze çoi në kapjen e një ngarkese kokaine me vlerë 430 milionë sterlina, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Irlandën.

Po për shkak të kësaj, vendi është duke u përgatitur për një valë vrasjesh dhe një kasaphanë mes karteleve të drogës.

Karteli vrastar kolumbian, Gulf Clan, një grup kriminal evropian i drejtuar nga shqiptarët dhe karteli irlandez Kinahan mendohet, sipas hetuesve, se janë palët kryesore, pas kësaj dërgese të kapur nga forcat speciale në një anije transporti.

Mendohet se janë 20  grupe me qendër në Evropë të përfshira në operacionin e trafikimit e drogës të ideuar dhe drejtuar nga Dubai, ku besohet se jetojnë shumica e figurave më të rëndësishme të trafikut te kokaines, mes tyre edhe shumë bosë të krimit shqiptar.

Ishte informacioni i dhënë nga DEA amerikane që çoi në kapjen e kësaj ngarkesë droge, pas ndërhyrjes të forcave special në bordin e anijes Matheë, e nisur nga Venezuele në 18 gusht, e cila pasi kaloj Atlantikun, qëndroj një javë në ishujt Kanarie përballë Afrikes dhe më pas vazhdoj udhëtimin  pa qëndruar në Spanjë dhe Francë për tu ndaluar në afërsi të Irlandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT