Negociatat me BE, letra e kryeministrit grek: Minoriteti është kusht

Kryeministri i ri i Greqisë Kyriakos Micotaqis thotë se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak sipas tij për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një letër që kryeministri helen i ka nisur OMONIA-s, shoqatës së minoritet grek në vendin tonë, thekson edhe një herë përkushtimin e shtetit fqinj dhe të tijin personal për të mbrojtur të drejtat e këtij minoriteti, edhe pse nuk ka asnjë raportim për shkelje të këtyre të drejtave, përkundrazi.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan kryeministri I Greqisë.

Në fund të letrës Micotaqis thekson se Greqia do të jetë gjithmonë në krah të minoritetit helen duke e mbështetur atë, etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT