Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Çfarë duhet të dini

Ditën e sotme janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane, për të gjithë shqiptarët.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada amerikane në Shqipëri, ku njoftohet se të gjithë shqiptarët që duan të realizojnë ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar dhe provuar fatin e tyre. Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.
“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023”, shkruan ambasada amerikane.
Këtu mund të gjeni më shumë informacione për aplikimin.