“Nga kjo mbrapa s’ta mban”/ Bardhi dhe Basha “përplasen” në Kuvend: Numëro katet e tua njëherë

Skanë qenë anëtarët e opozitës.

Lulzim Basha është përplasur ashpër me Gazmend Bardhin, teksa të dy kanë ngritur akuza të ndërsjellta.

Luzlim Basha ka kërkuar me tona të ashpra që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

“Sot është data 5 tetor, me 4 keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme injorohen dhe nëpërkëmben nga ana juaj. Ju po merrni zvarrë vendimin për PD, duke vendosur sipas qefit tuaj. Fshiheni pas një akti administrativ, nuk ju jep njeri të drejtë të vonoheni 1 muaj për ti dhënë PD përfaqësimin në Kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, janë interpretime tuaja të njëanshme, kështu e doni opozitën, sic ju do qefi ju, doni ta bëni të gjithë Shqipërinë Kukës, jepini fund kësaj maskarade, është detyra juaj që të shpreheni pro Kushtetutës. Thoni që jeni pjesë e alenacës së kullave.”- tha Basha.

Nga ana tjetër, Bardhi hodhi akuza se vetë Basha ka përfituar disa kate në një kullë të ndërtuar së fundmi në kryeqytet.

 “Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu. Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD sepse nga kjo mbrapa ty nuk ta mban.”- tha Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT