“Memecit i erdhi goja”/ Spiropali ironizon Bashën dhe Berishën: Zgjidhni hallet e shtëpisë tuaj njëherë

Senaca e sotme plenare vijon të jetë e dominuar nga depatet e ashpra, teksa ka pasur një përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha, ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Gjatë replikës pas fjalës së Berishës dhe Bashës, të cilët kërkuan që çështja kryesore në këtë seancë të ishte Kosova, Spiropali reagoi duke u shprehur se nuk duhen futur interesat politike në çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo i kërkoi opozitës që të zgjidhin hallet e shtëpisë e më pas të merren me problemet e Kosovës.

“Lulzim Bashës mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, ‘memecit i erdhi goja’, por në këtë rast do ishte zoti Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij .

Tentativa për të krijuar një narrativë me heronj dhe tradhtarë, të shitur dhe të blerë, është narativa më e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën, nuk ka më të dëmshme se kjo që për interesat e partisë të fusni Kosovën dhe Shqipërinë. Ka kush i del për zot Kosovës dhe Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë pastaj merruni më çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Problemet që keni po ndikojnë në mënyrën më problematike për çështjet tona, por doni ta eksportoni këtë gjuhë dhe problem edhe në Kosovë. Institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës, edhe Shqipëria i ka dalë Kosovës, sepse nuk ka aleatë më të fortë Kosova se Shqipërinë. Do jemi aty për ta. Ju zgjidhni problemet tuaja dhe hajde flisni këtu për të zgjidhur hallet e Kosovës”, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT