VIDEO/ Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe “zhduk” flamujt në samitin e BE. Rama në humor me presidentin e KE

Në Granada të Spanjës po mbahet samiti i BE, ku të pranishëm mes liderëve evropian janë dhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo çka bie në sy në një vide të postuar në X nga gazetari Xhemajl Rexha, janë tavolinat e liderëve që mbajnë vetëm emrat, pa flamuj. Kjo vjen si shkak që Spanja nuk e njeh Kosovës, e mesa duket është vënë në “pozitë” dhe ka vendosur që të mos reklamojë asnjë flamur.

Theksojmë se e pranishme është dhe presidentja Osmani, e cila i kërkoi sot Spanjës që të vendosë sanksione ndaj Serbisë pas sulmeve në veri ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Ndërkohë shohim dhe kryeministrin Rama i cili shihet duke shkëmbyer të qeshura me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michael./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT