Meta: Kam qenë president perfekt. Rama nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në emisonin “Ora e Betit” në Ora News ku foli për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë. Meta tha se Beleri u ndalua që të zgjidhej kryetar i Himares, ndërsa për Ramën theksoi se ai nuk ka interes për zgjedhje të lira.
“Në Shqipëri nuk lejohet betimi i Belerit. U ndalua që të mos zgjidhej kryetar i Himarës. Asnjëherë nuk ka vepruar drejtësia para zgjedhjeve. Kjo tregon se është një drejtësi e drejtuar nga Edi Rama.
Si mund të ketë interes Rama për zgjedhje të lira e reformë zgjedhore? Nuk e përjashtoj një ide dhe fiksim për Republikë presidenciale. Këtu cdo gjë bëhet për ta hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë. Në të gjtha aktet e mia si president gjithçka ka qenë perfekte”, tha Meta.
Meta akuzoi Ramën si autorin kryesor të aferave të inceneratorit dhe sterilizimit. Kreu i PL theksoi më tej se Rama nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë.
“Një vend që ka ato standarte zgjedhjesh që ka Shqipëria do ketë edhe këto nivele kriminaliteti. Një pjesë e atyre informacionesh që kanë dalë, tregon lidhjet e qeverisë me krimin. Ligji i dekriminalizimit u bë se lidershipi i PS kishte një prirje për të përfshirë persona me të shkuar kriminale në politikë.
Policët e kuptojnë se cili është orientimi që i vjen nga lart. Dihet se mazhoranca ka standarte të trefishta. E gjithë kjo situatë është për faj të lidhjes së qeverisë me krimin. Të gjithë hanë dardha pas kurrizit të kryetarit të qeverisë, kur në fakt është ai kryesori pas aferave. Duke nisur nga inceneratorët, e deri tek afera e sterilzimit. Për Ramën nuk ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë. Inceneratori i Tiranës i mori prapë 6 milioë euro”, tha Meta.