Zbardhet SKEDA e vdekjes së 3-vjeçarit pas narkozës, eksperti mjeko-ligjor: Shkaqe…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar.

Mjekësia ligjore nuk e ka të qartë se përse ka vdekur 3-vjeçari pasi mori trajtim për dhëmbët në klinikën “Splended” të Ina Xhaxhos në Tiranë.

Sipas ekspertizës paraprake, siç shkruhet në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën. Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Vogëlushi ndërroi jetë në QSUT pasi u dërgua me urgjencë atje nga prindërit sepse kishte patur komplikacione të rënda pas trajtimit për disa orë me narkozë të përgjithshme në klinikën “Splended”, pjesë e Spitalit të Zemrës. Çështja ka kaluar në prokurori dhe po hetohet, ndërkohë që mjeku anestezist Roland Xhaxho u shpreh më herët për mediat se kishte kryer të gjithë protokollin për trajtime të tilla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT