VIDEO shokuese nga Gaza/ Militantët e Hamasit vrasin dhe rrëmbejnë civilë në mes të rrugës

Izraeli u zgjua mëngjesin e sotëm mes sulmesh të paprecedentë si nga toka edhe nga ajri

Deri më tani raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e sulmit rreth 22 civilë, janë plagosur 545 njerëz si dhe raportohet se janë marrë peng rreth 33 persona.

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon terrorin që po përjetojnë izraelitët në qendrat e banuara afër Rripit të Gazës. Grupe palestinezësh të armatosur të Hamasit sulmojnë njerëzit nëpër rrugë e hyjnë në shtëpi duke vrarë civilë dhe rrëmbyer civilë të tjerë për ti marrë në Rripin e Gazës si pengje me qëllim që t’i shkëmbejnë më pas me të burgosur.

Zona e zgjedhur nga Hamasi për këtë bastisje të paprecedentë është Sderot. Imazhet janë tepër brutale, tregojnë trupa njerëzish që vriten me gjakftohtësi në një ndalesë autobusi apo teksa ishin në makina e tyre.

Në një video është gjithashtu trupi i një ushtari të çuar në territorin palestinez që shkelet nga turma, i cili gjithashtu do të përdoret si një objekt i mundshëm shkëmbimi pengjesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT