TRONDITËSE/ E rrëmbyen gjatë koncertit në Izrael, militantët mbajnë trupin e zhveshur të gjermanes si trofe

amje tronditëse vinë nga Izraeli, teksa breazi i Gazës është përfshirë nga luftime të ashpra pas sulmeve të militantëve palestinëzë të Hamasit.

Disa foto janë bërë publike, ku shihen disa militantë duke lëvizur nëpër rrugë me një kamion, teksa në pjesën e pasme të saj është trupi i pajetë dhe i zhveshur i një vajzë.

Trupi i pajetë është zbuluar se i përket Shani Louk, 30 vjeç, me origjinë nga Gjermania, e cila ishte në një festival muzikor për paqen kur u kap nga terroristët teksa ata sulmuan Izraelin.

Trupi i saj u filmua duke u hedhur në pjesën e pasme të një kamioni, me njërën këmbë në një pozicion të panatyrshëm duke treguar se ishte thyer, teksa terroristët qëndroni ulur mbi të, duke pështyrë trupin.

Më herët, nëna e Shanit, Ricarda, publikoi një video zemërthyese ku lutej për ndihmë për të zbuluar se çfarë i ndodhi vajzës së saj.  Duke mbajtur një fotografi të Shanit në telefonin e saj celular, ajo kërkonte të dinte çfarë kishte ndodhur me të bijën.

“Këtë mëngjes vajza ime, Shani Nicole Louk, një shtetase gjermane, u rrëmbye me një grup turistësh në Izraelin jugor nga Hamasi palestinez. Na u dërgua një video në të cilën mund të shihja qartë vajzën tonë pa ndjenja në makinë me palestinezët dhe ata duke lëvizur nëpër Rripin e Gazës. Ju kërkoj të na dërgoni ndonjë ndihmë apo ndonjë lajm. Faleminderit shumë.”- shprehej ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT