“Vrasësi i fëmijëve po shëtit”/ VIDEO, sulmohet ambasadori amerikan në Beograd

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Beograd, teksa disa perosna kanë sulmuar verbalisht ambasadorin amerikan në Serbi.

Në një video të shpërnadër në rrjetet sociale, shohet se si ambasadori Christophetr Hill sulohet nga disa gra, teksa është duke ecur me bashkëshorten e tij.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja, vrasësi i fëmijëve. Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë! Populli serb është me Rusinë”- dëgjohen duke bërtitur gratë, teksa ambasadori shihet i habitur nga veprim i ityre.

Shkak i sulmit është roli i Hill në vitin 1999 kur NATO bombardoi Jugosllavinë. Në atë kohë, Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

Hill shërben tashmë si ambasador i SHBA në Beograd prej marsit të vitit të kaluar, por duket se reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT