E rëndë në Përmet! Gjendet shqiponja e plagosur dhe e lidhur, PAMJET bëhen virale në rrjet

jë video e rëndë është duke qarkulluar ditën e sotme në rrjet, ku duket një shqiponjë që mbahet e lidhur dhe e gjakosur në një gardh metalik.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Buhalit në Përmet dhe është publikuar në rrjetet sociale nga një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.

Në videon e publikuar shihet aktivistja së bashku me një efektiv policie, të cilët kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.

POSTIMI I PLOTË:

E RËNDË NË BUHAL/ Kanë plagosur shqiponjën dhe e kanë lidhur për ta ngordhur

Suela Luarasi, një aktiviste e njohur për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve sot gjatë vizitës së saj në fshatin Buhal të Përmetit ka gjetur një shqiponjë mali të plagosur e të lidhur për së gjalli. Ky akt kriminal duhet të na turpërojë të gjithëve e u bëjmë thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të hapin telefonat e të reagojnë urgjentisht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT