Asnjë kryeministër nuk e ka mbaruar mandatin në Kosovë

Që nga viti 2002 e deri në vitin 2017 janë ndërruar gjithësej gjashtë kryeministra me tetë mandate, raporton albinfo.ch

Është interesant fakti që asnjë nga ta nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund.

Në vitin 2002 kryeministri i parë në Kosovë Bajram Rexhepi kishte qendruar në mandat 1006 ditë, e pas tij kishte pasur një mandat të shkurtër Ramush Haradinaj.

Kryeministri i tretë, në vitin 2005, Bajram Kosumi kishte qendruar gjithësej 353 ditë ne mandat, ndërsa, pasardhësi i tij Agim Ceku e ka mbajtur detyrën për 671 ditë.

Në vitin 2008 kryeminister i Kosovës ishte Hashim Thaci, i cili qendroi 1141 ditë, e pastaj u rizgjodh prapë në vitin 2011 për të mbajtur postin për 1387 ditë, më shumë se cdo kryeministër tjetër deri tani.

Vendin e Hashim Thacit e zuri Isa Mustafa në vitin 2014, i cili veproi si kryeministër i Kosovës për 1006 ditë. I fundit deri tani, Ramush Haradinaj filloi detyrën në vitin 2017 dhe përmbushi 679 ditë.

Tani për tani Ramush Haradinaj vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT