Terroristët thyejnë kufirin dhe futen në Izrael, përballje frontale në Rripin e Gazës

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga luftimet e ashpra mes Izraelit e Palestinës, pas sulmit të befasishëm të Hamasit në territorin izraelit.

Deri tani janë raportuar rreth 300 persona të cilët kanë humbur jetën nga bombardimuet dhe më shumë se 1800 të plagosur.

Mësohet se terroristët e Hamas kanë thyer zonën kufitare në Rripin e Gazës dhe janë futur në Izrael. Tani ka një përballjë frontale mes Izraelit dhe Hamasit në tetë pika pranë zonës kufitare.

Përballje frontale Izrael-Hamas në Rripin e Gazës
Përballje frontale Izrael-Hamas në Rripin e Gazës

Çfarë dihet deri më tani:

  • Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka hyrë në një luftë të gjatë dhe të vështirë pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi që la të vdekur 250 persona.
  • Dhjetra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen peng në Gaza, thotë ushtria izraelite
  • Izraeli paralajmëroi qytetarët e Gazës për sulme hakmarrëse dhe u kërkoi atyre të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin, zyrtarët atje thonë se më shumë se 230 njerëz kanë vdekur në sulme
  • Vazhdojnë luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të mbrojtjes izraelite
  • Ka pasur gjithashtu disa raporte për sulme ajrore gjatë natës në Gaza dhe Netanyahu ka thënë se Izraeli do të ndërpresë energjinë dhe furnizimet e tjera në zonën e bllokuar.
  • Dënimi ndërkombëtar i sulmit të Hamasit ka qenë i fortë, me presidentin amerikan Joe Biden duke folur për mbështetjen “e fortë dhe të palëkundur” të Amerikës për Izraelin.

Kujtojmë që Izraeli nisi sulmin të cilin e quajti operacioni “Shpata e Hekurt” në përgjigje të sulmit të Hamasit. Mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur një përplasje e përgjakshme, pasi grupi militant palestinez nisi një operacion të madh ajror dhe tokësor këtë mëngjes nga Rripi i Gazës.

Mbi 2,000 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite, dhe persona të armatosur të Hamasit depërtuan në shumë qytete dhe fshatra izraelite. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës. Luftimet janë ende në vazhdim në jug të Izraelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT