VIDEO PREKËSE/ Gruaja i tregon të bijës se babai i saj është vrarë në Gaza

Më shumë se 700 persona kanë humbur jetën deri më tani nga luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Një video e rëndë ëhstë bërë publike, ku tregohet momenti kur një mjeke që punon në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës ka mësuar se burri i saj është vrarë.
Në video e publikuar ajo shihet teksa del duke bërtitur se burri i saj është vrarë dhe shkon drejt të bijës, e cila shpërthen në lot teksa përqafon nënën e saj.
Izraeli ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës pas një sulmi të paprecedentë nga Hamasi në Izrael, i cili vrau qindra njerëz.