Nga Shqipëria në Izrael për të luftuar kundër Hamasit, rabini i Sinagogës në Tiranë: Dërguam 100 rezervistët e parë

Nga Shqipëria drejt Izraelit janë largur deri më tani rreth 100 rezervistë dhe priten të tjerë të largohen për tu angazhuar në luftën kundër militantëve të Hamasit.
Këtë e ka bërë të ditur rabini i Sinagogës së Tiranë, Joel Caplan në një intervistë për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi. Pritet gjithsesj 450 persona të largohen nga Shqipëria për tiu bashkuar luftës atje.
Joel Caplan: Është një kohë e vështirë. Nuk është thjesht e rëndë por e tmerrshme për shkak se situata në të cilën gjendet Izraeli nuk është vetëm për një ditë por një kohë e gjatë. .
Raketat që shënjestrojnë civilët nuk është një luftë ushtri me ushtri, por një terror i organizuar që synon vetëm një gjë, që kombi izraelit te mos ekzistojë në tokën izraelite. Ky është interesi i tyre. Ata kanë një ëndërr të tillë dhe e mendojnë se mund të ndodhë, prandaj edhe sulmojnë, përfshirë edhe civilët.