U përjashtua nga PD, reagon Bardhi: Përveç dy kateve, Basha flitet se ka në xhep dhe…

Pasditen e sotme Kryesia e PD, u mësuar se përjashtoi nga partia Gazmend Bardhin me arsyen se i ka mbaruar anëtarësia. Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me vendimin e Partisë Demokratike, për përjashtimin e tij.
Bardhi tha se, nuk e njeh këtë strukturë dhe sipas tij, janë një grup individësh që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.
“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.
Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat, ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.
Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre’, u shpreh Gazment Bardhi.