Gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin në Hagë, Goxhaj flet pas lirimit: Ishte tentativë për…

dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së është liruar nga qelia pak më parë. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se kjo ishte vetëm një tentativë trembjeje.
Goxhaj: Dua t’ju them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm t’ju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë.
Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt, ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Hagës duke e liruar atë.
Goxhaj qëndronte në paraburgim që prej muajit Korrik. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.
Gjykata e Apelit të Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të ish-luftëtarit për mosekstradimin e tij. Apeli pranoi argumentat e mbrojtjes për lirimin e Goxhajt duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Kjo e fundit kishte pranuar më herët kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.