Sulmi nga Hamasi/ Ushtari izraelit prek me rrëfimin: U ktheva në shtëpi, e gjeta nënën të bërë “shoshë” nga plumbat

Ushtari izraelit, Betzalel Taljah u kthye në komunitetin ‘kibbutz’ ku jetonte nëna e tij 63-vjeçare. Kur mbërriti, ai zbuloi se ajo ishte vrarë dhe trupi i saj ishte “plot me plumba”, pas sulmit nga grupi militant i Hamasit.

Taljah tha se kur gjeti trupin e saj, ai pa se ajo ishte qëlluar me plumba në çdo vend të trupit. Ushtari deklaroi se ajo kishte pasur një qese me ushqime për t’u dhënë fëmijëve në lehtësimin e frikës së tyre nga sulmi. Por, në fund, ajo nuk kishte arritur të gjente një vend të sigurt në kohë, tregoi ai.

“Mamaja ime ishte një person shumë i mirë”, u shpreh ai. “Unë do të doja që ta kujtonin të gjithë”. Talijah tha se militantët e Hamasit e kishin parë sulmin “si një lojë”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 900 njerëz janë vrarë dhe 4600 janë plagosur në enklavë, raportojnë mediat e huaja. Nga ana tjetër, ushtria izraelite, foli për 1200 të vdekur në Izrael dhe më shumë se 2700 të plagosur. Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë. Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza. Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza pa paralajmërim, por të martën mbrëma nuk kishte asnjë shenjë se ata e kishin kryer kërcënimin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT