“Pas tastierës je i fortë, por do pendohesh”/ Lufta “zhvendoset” online, Izraeli replika me liderin iranian

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka shprehur mbështetjen e tij për grupin militant palestinez të Hamasit, në sulmet ndaj Izraelit.
Lider iiranian ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter një mesazh, ku akuzon “sionizmin” për krime ndaj palestinezëve.
“Krerët e regjimit sionist dhe mbështetësit e tyre duhet ta dinë se masakra dhe vrasja masive e popullit të Gazës do të shkaktojë një fatkeqësi më të madhe mbi ta”, shkruan Khamenei.
Por përgjigja ka qenë e menjëhershme nga llogaria zyrtare e shtetit të Izraelit, ku kanë shkruar se Irani do pendohet shumë shpejt për veprimet e tyre barbare.
Reagimi i tyre erdhi disa orë pas një fjalimi televiziv më 9 tetor, në të cilin Khamenei lavdëroi Hamasin për sulmin e tij ndaj Izraelit, i cili ka vrarë më shumë se 1,000 izraelitë që nga e shtuna, i cili mohoi se Irani kishte luajtur rol kryesor në këtë operacion.
“Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës. Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”, shkroi faqja zyrtare e Izraelit në Tëitter.
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur majat, teksa zyrtarë të shumtë izraelitë kanë akuzuar se Irani ka trajnuar dhe financuar terroristët e Hamasit.