Të pamëshirshëm! Dalin PAMJET e sulmit të luftëtarëve të Hamasit në festivalin me 260 të vrarë

Luftëtarët e Hamasit ishin të vendosur të vrisnin sa më shumë që të mundnin gjatë sulmit që nisën në Izraelin jugor.

Videoja tronditëse e publikuar nga forcat izraelite tregon Hamasin duke qëlluar pa dallim në tualetet e jashtme të Festivalit të Muzikës Nova.

Në video shihet se gjëja e parë që bëjnë terroristët është që të hapin zjarr në dyert e mbyllura të tualeteve të jashtme, gjë që tregon se ata donin të vrisnin edhe ata që fshiheshin.

Kujtohet se Hamasi pushtoi Izraelin në orët e para të së shtunës së kaluar dhe nisi një sulm të paprecedentë, duke lënë pas shumë të vdekur. Në festivalin e muzikës në natyrë, viktimat kaluan 260.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT