Po të kishte folur si Beleri?! Këngëtari ndalohet nga policia greke, e mbajnë të komisariat gjatë gjithë natës: S’jam fajtor se jam shqiptar

Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur si “Gold AG” ka bërë të ditur se pasi ka arritur pak pas mesnate në Athinë, është ndaluar nga policia e Greqisë dhe e kanë mbajtur të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij për shkak se koncertet e parashikuara për sot dhe nesër janë anuluar.

Ndërkohë këngëtari preshevar ka pasur edhe mesazh për ata “që e kanë spiunuar”. Ai pretendon se arsyeja e vetme janë këngët e tij dhe origjina për çka i kanë ndaluar hyrjen në Greqi.

Imagjino te kishte folur si Berberi qe deklarohet per helenizimin e jugut te Shqiperise, gjate fushates elektorale per bashkine e Himares, dhe per me teper kengetari te kishte thene per shqiptarizimin e gjysmes se Greqise, çfare do te kishte ndodhur me te. Demokraci e ‘kulluar’ me nje fjale, por me standarde te dyfishta.

Njoftimi i plotë:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.

Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herav tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit.

E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR./

Back to top button
LAJMET E FUNDIT