FOTO/ Ursula von der Leyen mbërrin në Rinas për Samitin e Berlinit, kush e priti në aeroport

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Bëhet me dije nga burimet për media se ajo ka zbritur pak më parë nga avioni në Rinas ku është pritur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe ambasadori Soreca.

Von der Leyen, para samitit të së hënës, do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.

Kujtojmë se samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT